Detyrimet e pashlyera ndaj ish lojtarëve apo ish drejtuesve ka bërë që Komisioni i Disiplinës të reagojë fuqishëm ndaj tre klubeve të Superligës. Për herë të parë, nuk është FIFA, por FSHF që bllokon merkaton e klubeve.
Tiranës i bllokohet merkato në hyrje në tre sesionet e ardhshme pasi klubi bardheblu nuk ka shlyer detyrimet ndaj dy ish lojtarëve, Asion Daja dhe Edon Hasani.
Për mos shlyerje të detyrimeve ndaj ish drejtorit sportiv Arbi Laçi edhe Dinamos i bllokohet merkato në hyrje për tre sesionet e ardhshme.
Me tre sesione bllokim të merkatos është dënuar edhe Skënderbeu, për mos shlyerjen e detyrimeve ndaj ish lojtarit të tyre, Dejvi Bregu.
Merkato mund të zhbllokohet menjëherë nëse këto tre klube shlyejnë detyrimet e tyre.