Vllaznia pret sot Erzenin në ndeshjen e cila mbyll javën e 11 të Kategorisë Superiore. Skuadra shkodrane e ka këtë një ndeshje të veçantë, pasi në pankinën e saj debuton trajneri Qatip Osmani.
Ky i fundit ka bërë disa lëvizje në rreshtimin e skuadrës, teksa bie në sy aktivizimi nga minuta e parë i Dragoshit apo Dodajt, duke bërë të qartë se nuk do të vazhdojë në të njëjtën linjë me pararardhësin e tij sa u përket disa emrave.
FORMACIONET ZYRTARE
VLLAZNIA: Qarri, Juriç, Sala, Stojanoviç, Alivoda, Krymi, Boshnjaku, Dodaj, Mala, Gruda, Balaj.
Trajner: Qatip Osmani
ERZENI: Hasanbelli, Sadiki, Atanda, Peposhi. Alba, Migone, Meçja, Maliqi, Kahrimanoviç, Zeka, Mihana.
Trajner: Alfred Deliallisi
PANORAMASPORT.AL