Beci: 5 miliard lekë për fazën e parë të projektit të hyrjes së Shkdorës…

Shpërndaje

Sot Fondi Shqiptar i Zhvillimit/ Albanian Development Fund ka nisur procedurën e tenderimit për fazën e parë të projektit të hyrjes së Shkdorës me një fond prej 500 mln Lekë të reja vënë në dispozicion nga Qeveria Shqiptare. Projekti është pjesa e ballinës ujore pranë Urës së vjetër të Bunës dhe do ta shndërrojë këtë hapësirë të keqtrajtuar në vite në një nga hapësirat e gjelbra urbane më të bukura në vend. Projekti do të integrojë në një hapësirë të madhe këmbësore dhe për bicikleta dhe punimet e nisura të bypass-it, loti 2.

Ky projekt për t’i kthyer dinjitetin e munguar hyrjes së Shkodrës ka qenë ndër premtimet kryesore të fushatës sime elektorale.

Jam shumë i lumtur që me mbështetjen e qeverisë dhe direkte të Kryeminisrit Rama, i cili na ka mbështetur që në fillim, që këtë zonë të bukur të Shkodrës tua kthejmë qytetarëve, po hedhim hapin e parë drejt zbatimit.

Një erë e re po vjen për Shkodrën.

Shpërndaje