Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV është diskutuar për luftën Izrael-Hamas.
Gjatë emisionit ka patur një debat mes Ylli Rakipit dhe Olsi Jazexhi, i cili tha se Hamas është njëlloj si UÇK, çka shkaktoi reagimin e moderatorit.
Debati në studio:
Olsi Jazexhiu: Unë mendoj se Hamasi, si Fatahu në Palestinë, UÇK-ja në Kosovë, janë organizata që luftojnë për çlirimin e vendit
Ylli Rakipi: A më gjen raste kur UÇK-ja ka vrarë fëmijë të panumërt?
Andi Bushati: Ti e ke thirrur atë për ta pyetur apo për të debatuar?
Ylli Rakipi: Për të debatuar, sepse unë e di qëndrimin e tij dhe nuk jam dakord. Ai ka një qëndrim ekstremist.
Andi Bushati: Pse?
Ylli Rakipi: Ja ta them unë.
Andi Bushati: E ke shpallur ti?
Ylli Rakipi: Jo, e kanë shpallur institucionet që janë këtu dhe unë do ta pyes për të gjitha. Më kanë thënë edhe mua që të mos e thërras në emision, por unë do ta thërras. Edhe Bin Ladeni po të jetë gjallë unë e thërras dhe e pyes. Ky mund të jetë superekstremist, por unë e thërras, sepse jam gazetar, është puna ime dhe në këtë plan unë e thërras që të më bindë mua për ato që thotë. Sepse ai thotë UÇK-ja…
Artur Zheji: Veshur me të bardha si përpara një martirizimi duket…
Ylli Rakipi: Si martir, thotë Zheji. Atëherë a mund të më shpjegosh, UÇK-ja ku i ka vrarë fëmijët?
Olsi Jazexhiu: Nuk e di nëse UÇK-ja ka vrarë fëmijë. Di që qeveria amerikane dhe izraelite nga viti 1991 kanë vrarë rreth 4.5 milionë njerëz në botën arabe. Në këto momente qeveria e Izraelit ka vrarë 1000 fëmijë palestinezë. Sipas logjikës tuaj ne duhet ta quajmë Izraelin një shtet terrorist.