KF Vllaznia dëshiron të njoftojë se nga sot është mbyllur bashkëpunimi me futbollistin Liridon Latifi. Ne e falenderojmë për gjithçka ka dhënë për skuadrën tonë gjatë këtyre dy viteve, shoqëruar edhe me fitimin e një trofeu të Kupës së Shqipërisë dhe njëkohësisht i urojmë suksese në karrierën e tij të mëtejshme!