Shqipëria ka një burg të ri, që gjendet mes malëve. Ai do të jetë luksoz. Burgu në fjalë ndodhet në fshatin Pjoskë në Pogradec, i cili pritet të hapet këtë verë. Risia e këtij institucioni të vuajtjes së dënimit është se do të shërbejë për personat mbi 60 vjeç.
Ministria e Drejtësisë ka zyrtarizuar drejtorin e burgut të Pjoskës, i cili do të jetë Durim Toska. Ai ka mbajtur pozicionin e Drejtorit të Kontrollit të Territorit në Bashkinë Pogradec për 4 vite dhe më herët ka qenë në detyrën e shefit të rendit në Maliq.
Puna për rikonstruksionin e godinave dhe përshtatjen e tyre në një institucion të vuajtjes së dënimit në Pjoskë nisi gjatë vitit 2020. Qendra është vlerësuar si burg i sigurisë së ulët, në të cilën parashikohen të vendosen rreth 110 të dënuar të moshës së tretë ose dënime të lehta të cilët vuajnë dënimet nëpër IEVP të ndryshme si dhe 90 stafi mjekësor, administrativ dhe policor.