Eshte arrestuar pasditen e sotme ish kryebashkiaku u Durresit Vangjush Dako, gjithashtu të paktën 10 urdhërarreste raportohet paraprakisht se janë lëshuar këtë të martë nga Prokuroria e Posaçme ndaj tij dhe ish-zyrtarë të tjerë të Bashkisë së Durrësit.
Gazetarja e Klan News Glidona Daci, duke cituar burime thotë se personat në fjalë akuzohen për korrupsion dhe falsifikim dokumentesh. Dyshimet janë se urdhërarrestet vijnë pas të paktën 1 vit hetime nga ana e prokurorëve të SPAK, për legalizimin e një objekti që dyshohet të jetë bërë në mënyrë të jashtëligjshme. Për rastin nuk ka ende një njoftim zyrtar, ndaj dhe gazetarja thekson se mbetet për t’u konfirmuar akuzat që janë ngritur nga SPAK.
Deri më tani raportohet se agjentët e BKH kanë ekzekutuar pjesën më të madhe të urdhërarresteve, shumica arrest me burg. Po ashtu janë ushtruar dhe po ushtrohen kontrolle në banesat e personave të dyshuar.