DVP Shkodër/ Goditet një rast i veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, sekuestrohen 780 gramë kanabis.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Gj. D., 50 vjeç, banues në fshatin Hot, Malësi e Madhe, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, kanë gjetur 780 gramë lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.