Drejtori i Policisë së Lezhës, Vehbi Bushati është shkarkuar nga detyra nga trupa e Vlerësimit pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.
Në vendimin që Radio Televizioni Shqiptar disponon, saktësohet, se arsyeja e shkarkimit të tij është mosplotësimi dhe mosdorëzimi i formularëve për tri kriteret: deklarimit të Pasurisë, deklaratën e Kontrollit të Figurës dhe formularin e Vlerësimit të Aftësive.
Deklarimi dhe dorëzimi i këtyre dokumentacioneve është detyrim ligjor për procesin e vettingut në polici.
Vendimi i arsyetuar me shkrim i njoftohet Subjektit të Vlerësimit dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit brenda 15 ditëve nga dita e shpalljes së vendimit.
Procesi i vettingut në Policinë e Shtetit nisi katër vite më parë, ku parashikohej që, në procesin e parë të vettingut do të përfshiheshin detyrat më të larta drejtuese në Policinë e Shtetit, 31 punonjës, në Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, 12 punonjës dhe në Gardën e Republikës, 2 punonjës.
Ligji për nisjen e vettingut në polici hyri në fuqi në mesi e muajit Maj të vitit 2019, ndërsa në majin e vitit 2022 Agjencia e Mbikëqyrhjes Policore u caktua se, do të kryejë procesin e vettingut në radhët e uniformave blu.
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka zëvendësuar Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave në Polici.