Kontrolle intensive nga policia rrugore e Shkodres, ndëshkohen qindra drejtues mjetesh…

Shpërndaje

DVP Shkodër/ Kontrolle intensive në të gjitha akset e qarkut, duke përdorur mjetet inteligjente, për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor, që janë rrezik potencial për përfshirje në aksidente rrugore.

Kontrollet intensive, me qëllimin e vetëm, parandalimin e aksidenteve rrugore me pasoja për jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës. Gjatë një jave:

✅Janë referuar materialet në prokurori për tre drejtues mjetesh për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

✅114 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për parakalim të gabuar;

✅44 drejtues automjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit;

✅49 drejtues motomjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;

✅244 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për pushim mjeti, në kundërshtim me sinjalistikën rrugore;

✅5 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara;

Policia e Rrugore e Shkodrës apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të moderojnë shpejtësinë, të vendosin rripin e sigurimit, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara.

udhëtonimejetënnëmendje 🛣️🚘

zbatonirregullateqarkullimitrrugor✅⚠️

vendosnirripinesigurimit✅

respektonikëmbësorët 🚶🚸

STOP❌shpejtësisë❌alkoolit❌celularitgjatedrejtimitteautomjetit🚘

Shpërndaje