Zenepe Dibra ka prezantuar sot para të ftuarve një material studimor të punuar për disa vite me relike dhe foto të vjetra të qytetit dhe familjeve shkodrane.
Qëllimi i këtij studimi është evidentimi i vlerave dhe historisë së qytetit të Shkodrës Dibra shprehet se ‘Historia e Shkodrës gjallëron në reliket e saj” është një vepër e cila pret të botohet në të ardhmen ,por kërkon që të finacohet.
Ky është një tjetër studim i bërë nga studiuesja dhe inxhinierja Zenepe Dibra ,e cila prej vitesh, krahas profesionit të saj si inxhiniere ka botuar disa libra kryesisht historik.