Rikonstruksioni i Poliklinikës/ Nga 1 qershori shërbimet zhvendosen pranë spitalit Shkoder…

Shpërndaje

Duke nisur nga data 1 qershor ne polikliniken e qytetit te Shkodres nuk do te ofrohet me ansje sherbim, pasi godina I nenshtrohet rikonstruksionit. Drejtori I poliklinikes Egir Lezha beri me dije per mediat se sherbimet do te merren prane spitalit rajonal Shkoder.

Rikonstruksioni do te zgjase 6 muaj, dhe krahas ambjenteve te reja do te kete edhe pajisje qe do te vihen ne funksion per pacientet. Sherbimet nga ana e qytetareve do te merren njelloj pa asnje neglizhence tha Lezha. Nje repart I eshte dedikuar pacienteve per vizita ambulatore qe me ehret jane marre ne poliklinike.

Ndaj qytetaret do te orientohen ne menyre qe te mos krijohen rradhe dhe kaos ne dyert e spitalit rajonal Shkoder.Projekti per rikonstruksionin e poliklinikes eswhte prezantuar me heret nga Ministrja e shendetesise dhe kryeministri Rama, dhe do te kushtoje 116 mln leke te reja.

Shpërndaje