Teuta është mposhtur nga Vllaznia me rezulatin 1-0 në “Loro Boriçi” në ndeshjen e javës së 33 të “Abissnet Superiore”. Pas ndeshjes ka folur trajneri i durrsakëve, Edi Martini.
“E filluam pjesën e parë shumë me qetësi, sishim agresivë, bëmë gabim tek goli. Në pjesën e dytë e rritëm ritmin goxha, kishim shanse dhe rastet tona, na vjen keq që nuk shënuam gol, por gjithsesi ky është futbolli. Janë edhe tre ndeshje, asgjë nuk është mbyll. Rrezikojmë Europën me fitoret e Kukësit, Kastriotit dhe Bylisit,janë afruar shumë afër, jemi futur në siklet, ndeshjen e fundit fare e kemi me Partizanin por jemi ende brenda objektivit”, deklaroi ai për “Oversport”.
panoramasport