Një skandal me përmasa të mëdha, ka tronditur futbollin bjellorus. Skuadra kampione e Shakhtjor Soligors si dhe nënkampionët e Energetik BGU Minsk, kanë marrë dënim shëmbullor për trukim ndeshjes gjatë sezonit të kaluar.
Shakhtjorit, ku aktivizohen futbollistët shqiptar, Valon Ahmedi dhe Ardit Krymi, i është hequr titulli kampion. Përveçse pa kampionat, klubi nga Soligorsku, u dënua me zbritjen e 30 pikëve këtë sezon dhe 20 për sezonin e ardhshëm, pavarësisht divizionit në të cilin garon.
Po kështu, formacioni që kishte qenë tashmë kampion në sezonin 2020-2021 do të privohet gjithashtu nga të luajturit në garat evropiane dhe federata, e cila e mbajti UEFA-n të përditësuar me procesin, ka treguar BATE Borisov, e renditur e treta, si përfaqësuese e saj në raundi paraprak i Champions League.
Në shënjestër të të njëjtave akuza ishte edhe skuadra e vendit të dytë, FC Energetik-BGU Minsk, e cila u ndëshkua me 20 pikë këtë sezon dhe 10 në sezonin e ardhshëm.
Gjithashtu raportohet se drejtori sportiv i Shakhtjor, Vladimir Nideragus, i akuzuar për ryshfet të disa skuadrave, është i arrestuar, rusi është shpallur persona non grata në Bjellorusi dhe mund të deportohet.
PANORAMASPORT.AL