Olsi Teqja dhe Herald Marku e pësojnë prej të verdhëve. U ndëshkuan dje dhe zyrtarisht bëhen me 4 kartonë, ndaj humbasin takimet e radhës që Kukësi dhe Vllaznia luajnë me Skënderbeun dhe Partizanin.
Duhet thënë që mbrojtësi i Kukësit pikërisht dje u rikthye pas skualifikimit që kishte prej të kuqit që mori me Teutën.
Por duke qenë se kishte edhe 3 të verdhë gjendje, me të 4-tin humb edhe javën e 26-të.