Drejtuesit e ekipeve italiane të futbollit u takuan në Romë dhe morën më në fund një vendim për rikuperimin e ndeshjeve të shtyra në Serie A .
Në dyert e federatës italiane mbërriti dhe dekreti i qeverisë se ndeshjet duhet të luhen me dyer të mbyllura deri më 3 prill dhe Liga do ta diskutojë këtë gjë në fundjavë.
Rrjedhimisht, Juventus-Inter do të luhet të dielën në 20.45 dhe Milan-Genova në 12.30, Parma-Spal dhe Sassuolo-Brescia në 15:00, Udineze-Fiorentina në 18:00. Mbrëmjen e së shtunës do të luhet ndeshja mes Sampdorias dhe Veronës.
FIGC ka konfirmuar se, në bazë të dekretit, të gjitha ndeshjet do të zhvillohen pas dyerve të mbyllura deri në njoftimin e mëtejshëm.