Spahia takim me biznese dhe qytetarë të rajonit nr.2, shplas 5 pikat e programit për këtë zonë…

Shpërndaje

Me biznese dhe qytetarë të rajonit nr.2, ku shtrëngimi i duarve dhe bashkëbisedimi me ta, më shërbeu për të degjuar kërkesat e tyre dhe ndarë programin 4-vjeçar të drejtimit të Shkodrës.

Mbështetja e biznesit, ku kemi aplikuar taksa të ulëta dhe lehtësim procedurash në marrjen e shërbimeve ka qënë fokusi ynë i punës që do të vijojë. Në këtë zonë do të nisë ndërhyrja për:

1. Rikualifikimin e bulevardit

2. Ndërhyrja rikualifikuese e fasadave me efiçencë energjie

3. Sistem i ri ndricimi i rrugëve (sistemi LED)

4. Përmirësimi i infrastrukturës rrugore

5. Skemë e re e shërbimit të pastrimit

Shpërndaje