Intelektualët e rinj, Shpresë në bashkëpunim me rrjetin Përballja e Ofertave Politike kanë organizuar në kuadër të Kontratës Sociale përpara Zgjedhjeve Vendore të 14 Majit, forumin publik me kandidatin e Partisë Socialiste për bashkinë e Shkodrës Benet Beci.
Në këtë forum u diskutuan prioritetet kryesore të Kontratës Sociale të qytetarëve të Shkodrës si dhe u prezantua programi i kandidatit për kryetar bashkie për përmbushjen e tyre.
Kandidati Beci ka firmosur Kontraten Sociale me Saimir Beqiraga nga Intelektualet e rinj, Shprese duke marre zotimin keshtu qe në rast të fitores së zgjedhjeve lokale do ti bëjë prioritetet e qytetareve të Shkodrës pjese te planeve të punës së bashkisë për katër vitet e ardhshme.