Bashkia Shkodër deklaratë për shtyp, i përgjigjet Erion Velisë…

Shpërndaje

☑️Deklaratë për shtyp!

📍Pasi i ka “rregulluar” punët e Tiranës, tashmë Erion Veliaj gjen kohën të bëjë fushatë duke ndjekur modelin e asaj që di të bëjë më mirë, artikulimin e të pavërtetave. Këtë gjë e bëri para pak ditësh nga salla e këshillit bashkiak të kryeqytetit, duke bërë politikë me dy fatura të pagesës së ujit të pijshëm, njëra që i përket qytetit të Shkodrës dhe tjetra një njësie administrative të Tiranës.

🔘E ndjejmë për detyrim të sqarojmë opinionin publik dhe jo dezinformuesin që mban detyrën e kryetarit të bashkisë së kryeqytetit se:
Detyrimi për taksat dhe tarifat vendore sipas VKB nr.1, datë 22.01.2016 “Për taksat dhe tarifat vendore në Bashkinë Shkodër”, të ndryshuar”, nuk është i njëjtë për të gjithë Bashkinë Shkoder, por ndryshon sipas njësive administrative.

  1. Për Njesinë Administrative qytet Shkoder, një familje paguan 704 lekë (të reja) në muaj të ndara:
    a) tarifa e pastrimit dhe largimit të mbeturinave në shumën 287 lekë në muaj;
    b) tarifa e ndriçimit në shumën 125 lekë në muaj;
    c) tarifa e gjelbërimit në shumën 50 lekë në muaj;
    d) taksa e ndërtesës në shumën 242 lekë në muaj;
  2. Për njësitë administrative Rrethina, Postribë, Gur i Zi, Berdicë, Ana e Malit, Dajç dhe Velipojë, një familje paguan 392 lekë (të reja) në muaj të ndara:
    a) tarifa e pastrimit dhe largimit të mbeturinave në shumën 163 lekë në muaj;
    b) tarifa e ndriçimit në shumën 60 lekë në muaj;
    c) taksa e ndërtesës në shumën 169 lekë në muaj;
  3. Për njesitë administrative Pult, Shalë dhe Shosh, një familje paguan 290 lekë (të reja) në muaj të ndara:
    a) tarifa e pastrimit dhe largimit të mbeturinave në shumën 121 lekë në muaj;
    b) taksa e ndërtesës në shumën 169 lekë në muaj;

▪️Referuar, Vendimit nr.158, datë 26.12.2019 të Keshillit Bashkiak Tiranë, “Për miratimin e sistemit të taksave dhe tarifave vendore në qytetin Tiranë”,të ndryshuar”, Aneksi nr.6, tarifa e pastrimit për qytetin e Tiranës është 5.000 lekë në vit, për njësitë administrative Dajt, Farke, Kashar 2.000 lekë në vit, për njesitë e tjera administrative 1.000 lekë në vit. Ndersa nje qytetar në Njësinë Administrative qytet Shkodër paguan tarifë pastrimi 3.250 leke në vit, në Njesitë Administrative Rrethina, Postribë, Gur i Zi, Berdicë, Ana e Malit, Dajç dhe Velipojë paguan 1.950 lekë në vit dhe në Njësitë Administrative Pult, Shalë dhe Shosh 1.450 leke në vit.

🔘Deklarata e Erjon Veliaj se një qytetar shkodran paguan dy herë më shumë se një banor i kryeqytetit nuk qëndron, pasi krahasimi i tij është bërë mes nje familje që jeton në Shkodër (qytet) që paguan shumën 704 lekë (të reja) në muaj, dhe një familje që jeton në njësinë Administrative Dajt që paguan shumën 480 lekë.
Nëse, do të bëhej krahasim i saktë midis një familje që paguan taksa në qytetin e Shkodrës me atë qe paguan në qytetin e Tiranës, do të rezultonte:
Në Shkoder 704 leke (të reja) në muaj, ndërsa në Tiranë 1.180 lekë (të reja) në muaj.
Ne Tiranë:
a. tarifë pastrimi 420 lekë në muaj
b. taksë e përkohshme për infrastrukturën arsimore 150 lekë në muaj
c. taksë ndërtese 550 lekë në muaj
Në total 1.117 lekë (të reja) në muaj

▪️E në fund ajo çka është më e rëndësishmja dhe që Erjon Veliaj nuk guxon ta thotë është se Shkodra ka ujë 24 orë në ditë, ndërsa Tirana mashtrohet prej 8 vitesh nga kryebashkiaku i saj për këtë gjë.

Shkodër, prill 2023

Shpërndaje