Bardh Spahia ka akuzuar se qeverisja ka qenë kundër Bashkisë së Shkodrës, dhe për këtë ka dhënë dosa shifra, ku tha se nuk i është pranuar shumica e projekteve që ka propozuar.
“Oferta e Ramës ishte cinike, por unë zgjodha që të isha zyrtar. Çdo iniciativ apo kontribut në Shkodër, do të kenë dyert e Bashkisë të gjitha të hapura. Nga 2015—2023 janë paraqitur nga Bashkia 42 projekte (2.2 mln euro) dhe vetëm 4 janë pranuar, pa asnjë motivacion. Nga unë janë 50 projekte të paraqitura, nuk kam marrë asnjë përgjigje nga asnjë institucion qendror, pa llogaritur projekt idenë. Janë infrastrukturë rrugore, ndiçmi, shkolla, kampe sportive, turizëm. Ajo që të bën përshtypje është se financimi nga qeverisja qendrore është zero, madje ka pasur raste ku nga komisionet ndërinstitucionale janë pranuar dhe më pas janë anuluar me urdhër politik. Ne kemi njohje dhe na kanë thënë, “po ju e dini, s’mund t’ja japim Shkodrës”, tha Spahia.