Unë po kërkoj që Shkodra t’i besojë projektit tim për bashkinë. Unë dua të bëj atë që di të bëj, të nis projekte, të bëj bashkë njerëz të aftë, të ndërtoj ekipe të qëndrushme, të hartojmë plane pune konkrete e të thithim donatorë e investitorë strategjikë, do të jetë edhe qeveria njëri prej tyre, s’kam asnjë kompleks për këtë, përkundrazi.
Madje pikësynimi im ky është, ta kthejmë Shkodrën në bashkinë kampione në vend, për sigurimin e fondeve për tu bërë qendra rajonale e zhvillimit, e turizmit, e kulturës e tradhëgimisë.
Bashkinë që hap vende pune, forcon ekonominë, zhvillon territorin dhe që ka një qëllim…të bëjë Shkodrën qytetin ku të rinjtë duan të kthehen.
#shkodrapozitive #shkodraepara