Kandidati i PS për bashkinë Shkodër në zgjedhjet e 14 majit Benet Beci zhvilloi një takim me përfaqësues të institucioneve, shoqatave dhe specialist të mjedisit për çështjet që shqetësojnë komunitetin.
Kandidati socialist për kryebashkiak i Shkodrës deklaroi se pas zgjedhjeve të 14 majit do të mendojë për një zgjidhje afatgjatë për problemet mjedisore dhe bashkëpunim me institucionet e tjera.
Gjatë këtij takimi kandidati Beci shpalosi edhe disa pika kryesore të programit të tij për mjedisin ndërsa mori në konsideratë edhe kërkesat e shoqatave dhe ekspertëve të mjedisit.