Gjykata e Lartë: Bosi i kriptomonedhave Faruk Ozer do ekstradohet drejt Turqisë…

Shpërndaje

Gjykata e Lartë ka vendosur këtë të martë për ekstradimin e Faruk Ozer drejt Turqisë. Lajmi bëhet i ditur nga gazetarja e Klan News, Glidona Daci.

Faruk Fatih Ozer ishte themeluesi dhe CEO i kompanisë “Thodex”. Ai akuzohet në Turqi për krijimin e një skeme mashtrimi nëpërmjet shitjes së monedhave virtuale. Rreth 400 mijë persona sipas mediave turke investuan në platformën e tij.

Faruk Ozer dyshohet se kur u arratis nga vendi i tij, kishte me vete një server ku mbahen 108 milionë dollarë në formë kriptomonedhash. Ai është arratisur prej muajit prill të vitit 2021 nga shteti turk.

29-vjeçari iu fsheh drejtësisë turke duke qëndruar në Shqipëri deri në 30 Gusht kur u arrestua në Himarë.

Shpërndaje