Një 19-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në mënyrë tragjike në Itali, si pasojë e një aksidenti rrugor. Viktima është identifikuar si Adenajd Hoxha.
Mediet italiane bëjnë me dije se aksidenti ndodhi pasditen e së hënës, rreth orës 15:30, në Rovato, kur makina me të cilën po udhëtonte shqiptari u përplas me një kamion.
Më tej makina e studentit u përpas me murin e rrugës.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.