Gazetari Artan Hoxha Ka folur për atentatin me eksplozive ndaj kryetarit të PD të degës së Vaut të Dejës, Bernard Ndreca.
Në emisionin “Opinion”, Hoxha tha se autorët nuk kanë patur qëllim eliminimin fizik të tij, por i kanë dhënë një paralajmërim.
Gazetari theksoi se në Vaun e Dejës dhe kryesisht në qarkun e Shkodrës, situata do të jetë e nxehtë gjatë fushatës zgjedhore për 14 majin.
“Vau i Dejës është në zonë e nxehtë në Shkodër. Përplasja aty është shumë e fortë mes dy palëve, do e shikosh në zgjedhje. Shkodra është vendi ku u ble vota me çmimin më të lartë, 250 mijë lekë për një votë. Kjo ngjarje duhet me patjetër jashtë motiveve politike, duhet të hetohet. Ngjarja është e rëndë, por mënyra e realizimit të asaj ngjarje, tregon se ata duan ta trembin. Eliminimi fizik të një njeriu politik ta kthen në të kundërt situatën”,-tha Hoxha./Opinion.al