Suksesi i Vllaznisë U17 në Turneun e Italisë/ Trajneri Lika: Bëmë një përfaqësim dinjitoz, një reklamë kjo për futbollin shkodran…

Shpërndaje

Suksesi i Vllaznisë U17 në Turneun Ndërkombëtar të Italisë, ka marrë një vemendje të madhe në shtetin fqinjë dhe më gjërë, ku mediat italiane kanë komplimentuar paraqitjen e ekipit shkodran. Një gjë të tillë e ka komentuar edhe trajneri Gilman Lika, i cilin në prononcimin e dhënë për RTSH Shkodra, thekson se kjo ishte një reklamë shumë e mirë për futbollin shkodran.

Më tej Lika, flet edhe vemendjen që talentët e skuadrës së tij morën nga menazherët e pranishëm në aktivitet.Për trajnerin Gilman Lika, suksesi i arritur në Itali do të shërbejë si një motiv më tepër për të mbyllur me sukses garën në Superligën e moshave në Shqipëri, ku Vllaznia U17 është kryesuese në kampionat dhe finaliste e Kupës së Shqipërisë.

Shpërndaje