Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka njoftuar se në Prokurorinë e Përgjithshme janë dërguar për verifikim të thelluar emrat e 29 kandidatëve për kryetar bashkie dhe këshilla bashkiakë. Sipas listës së KQZ-së, janë 4 kandidatë për kryetar bashkie nga PS-ja, 3 nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” dhe një nga PD, ndërkohë emrat e tjerë i përkasin kandidaturës për Këshilltarë.
KQZ: Zgjedhjet #Vendore14Maj2023 – Dërgohen për verifikim të thelluar në Prokurorinë e Përgjithshme 29 kandidatë për kryetar bashkie dhe këshilla bashkiakë.Në përfundim të verifikimit paraprak të formularëve të vetëdeklarimit (dekriminalizimit) zbatim të ligjit Nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, në vlerësim të përmbajtjes së deklarimeve të bëra nga kandidatët për zgjedhjet e datës 14 Maj 2023, vendosëm të dërgojmë për verifikim të thelluar në Prokurorinë e Përgjithshme:1. Z. Kreshnik Hajdari, kandidat për kryetar bashkie, i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”, për Bashkinë Kuçovë.2. Z. Artur Bushi, kandidat për Kryetar Bashkie i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste”, për Bashkinë Krujë.3. Z. Kristian Shkreli, kandidat për Kryetar Bashkie i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste”, për Bashkinë Vau i Dejës.4. Z. Beqir Mulaj, kandidat për Kryetar Bashkie i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste”, për Bashkinë Has.5. Z. Rezeart Tusha, kandidat për Kryetar Bashkie i propozuar nga subjekti zgjedhor Koalicioni “Bashkë Fitojmë”, për Bashkinë Shijak.6. Z. Elvis Hajdërlli, kandidat për Kryetar Bashkie i propozuar nga subjekti zgjedhor Koalicioni “Bashkë Fitojmë”, për Bashkinë Devoll.7. Z. Dhionisios (Alfred) Petro Beleri, kandidat për Kryetar Bashkie i propozuar nga subjekti zgjedhor Koalicioni “Bashkë Fitojmë”, për Bashkinë Himarë.8. Z. Agron Kapllanaj, kandidat për Kryetar Bashkie i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Demokratike”, për Bashkinë Mallakastër.9. Z. Abedin Oruçi, kandidat për Kryetar Bashkie i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia për Europianizimin dhe Integrimin e Shqipërisë”, për Bashkinë Kukës.10. Z. Arjan Xheta, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Demokratike”, për Bashkinë Bulqizë.11. “Z. Ertor Ndreu, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Demokratike”, për Bashkinë Mirditë.12. Z. Euland Daja, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Demokratike”, për Bashkinë Shijak.13. Z. Fatlind Sokolaj, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Demokratike”, për Bashkinë Tropojë.14. Z. Ylli Xhafa, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Demokratike”, për Bashkinë Bulqizë.15. Z. Syrja Çobo, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Demokratike”, për Bashkinë Berat.16. Z. Adriatik Sallahu, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor Partia “Aleanca Arbnore Kombëtare”, për Bashkinë Tropojë.17. Z. Pashk Gjetaj, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor Partia “Lëvizja e Legalitetit”, për Bashkinë Pukë.18. Z. Sokol Kullolli, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Reformave Demokratike Shqiptare”, për Bashkinë Gramsh.19. Z. Afrim Kica, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor Partia “Lëvizja e Legalitetit”, për Bashkinë Tiranë.20. Z. Kreshnik Myrtollari, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Agrare Ambjentaliste”, për Bashkinë Tiranë.21. Z. Arbis Vjerdha, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor Partia “Partia Agrare Ambjentaliste”, për Bashkinë Shkodër.22. Z. Armelin Koni, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor Partia “Aleanca Progresiste LZHK”, për Bashkinë Shijak.23. Z. Arsen Belaj, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor Partia “Aleanca Progresiste LZHK”, për Bashkinë Vlorë.24. Z. Ali Gjeta, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor Partia “Aleanca Progresiste LZHK”, për Bashkinë Bulqizë.25. “Z. Marceljo Marra, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor Partia “Aleanca Progresiste LZHK” për Bashkinë Kuçovë.26. Z. Erald Guna, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor Koalicioni “Bashkë Fitojmë”, për Bashkinë Vlorë.27. Z. Sokol Sava kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”, për Bashkinë Dibër.28. Z. Valter Hasanaj, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”, për Bashkinë Vlorë.29. Z. Emil Musliaj, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”, për Bashkinë Fushë – Arrëz.Vendimmarrja për verifikimin e të dhënave të deklaruara në formularin e vetëdeklarimit të subjektit vetëdeklarues z. Qerim Ismail Ismailaj, kandidat për Kryetar Bashkie i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste”, për Bashkinë Mallakastër, u shty për në seancën e radhës.