Fatmir Mediu, zyrtarisht i pandehur, kalon për gjykim dosja ‘Gërdeci’…

Shpërndaje

Gjykata e Posaçme ka vendosur që të kalojë për gjykim dosjen “Gërdeci” në ngarkim ish-ministrit të mbrojtjes Fatmir Mediu.

Gjykata zhvilloi këtë të enjte një seancë paraprake ku shqyrtoi kërkesën e SPAK për të marrë të pandehur ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu dhe vendosi që çështjen ta kalojë për gjykim.

Avokati i familjes Durdaj, kërkoi që në gjykim të jenë të pranishëm edhe familjarët e viktimave.

“Dosja nuk është ende e plotë. Ky proces do të jetë me pjesëmarrjen e familjarëve, nuk ka për të shkuar dot para pa praninë e tyre dhe nuk ka si të ndodhë ndryshe”, u shpreh avokati Matlija.

Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu akuzohet për shpërdorimi detyre në bazë të Kodit Penal dhe shpërdorim detyre në bazë të Kodit Ushtarak.

Avokatët e tij pretendojnë që procesi nuk mund të kryhet për shkak të parashkrimit të veprave penale, duke pretenduar se ish-ministri po goditet politikisht.

Shpërndaje