Ka luajtur edhe në Premier League, merr drejtimin e Vllaznisë. Lëvizja e bujshme e kuqebluve të Shkodrës…

Shpërndaje

Vetëm një ndeshje ka qëndruar në krye të stolit kuqeblu, Auron Miloti. Drejtuesit e Vllaznisë, pasi shkarkuan Mirel Josën për rezultate të dobëta, kanë vendosur të emërojnë pasuesin e tij jo vetëm për sfidat deri në fund të këtij sezoni, por edhe sezonin e ardhshëm. Vetë klubi Shkodran ka njoftuar përmes faqes së vet zyrtare në rrjetet sociale:

“Klubi i Futbollit Vllaznia njofton se sapo ka arritur marrëveshjen me trajnerin Goce Sedloski deri në përfundim të sezonit të ardhshëm 2023-2024.

Seldoski ka një karrierë të pasur si lojtar, duke luajtur për klube me emër në Europë si Hajduk Split, Dinamo Zagreb, si dhe në Premier League angleze.

Si trajner ka fituar trofe, duke patur suksese edhe në aventurën evropiane me Shkupin, duke luajtur në “play off” e kompeticioneve evropiane. Në ditët në vazhdim do t’ju informojmë me detaje të mëtejshme në lidhje me organizimin e klubit në funksion të arritjes se objektivave sezonalë”.

Shpërndaje