“2 Prilli 1991, është një ditë që nuk mund të harrohet nga asnjë shkodran dhe shqiptar.
Është ditë që mbetet në kujtesën e secilit prej nesh, si një nxitëse e ndryshimit të madh të Shqipërisë, që nisi pikërisht nga Shkodra. Regjimet totalitare nuk bien vetë, e shkodranët ishin të parët që e kuptuan këtë.
2 Prilli i 32 viteve më parë i gjeti ata në shesh duke kërkuar Lirinë, e mohuar prej më shumë se katër dekadash dhe Demokracinë, që po iu vidhej në ditët e para të saj.
Dhe për këtë morên pas plumbat e një regjimi në grahmat e fundit.
Nderim dhe respekt pakufi katër heronjve të Shkodrës, të paharrueshmit Arben Broci, Bujar Bishanaku, Besnik Ceka dhe Nazmi Kryeziu. Çdo shkodran është krenar për veprën e tyre. Mirënjohje atyre nxënësve dhe studentëve, popullit të një qyteti që nuk u pajtua dhe nuk do të pajtohet asnjëherë me padrejtësitë.
Totalitarizmat, të çdo forme dhe krahu qofshin, kërkojnë gjithmonë reagim, e Shkodrës nuk i ka munguar asnjëherë.
Lavdi dëshmorëve të 2 Prillit!
©️Fotoja e realizuar atë ditë, është fiksuar nga i ndjeri Angjelin Nenshati”.