Mes 16 ekipeve pjesëmarrëse të Europianit të tennisit për kategorinë U-12 të zhvilluar në kompleksin modern Adriatic Tennis Park të Shkodrës, ishin edhe përfaqësuesit nga Kosova.
Në prononcimin e dhënë për RTSH Shkodra, tennistja Diella Latifaj dhe trajneri i saj, Edon Ademi nga Prishtina, shprehen të kënaqur për pjesëmarrjen në këtë aktivitet.
Turneu europian në fjalë për moshën 12 vjeçare është më i madhi i këtij lloji i zhvilluar, jo vetëm në Shkodër, por edhe në Rajon.