Lici mbledhje urgjente pas humbjes në shtëpi, Jonuz optimist: Do të realizojmë objektivin

Shpërndaje
bandicam 2020-02-29 14-37-36-687

Humbja përtej sh tesës e ka tronditur jo pak Vllazninë. Tashmë që Skënderbeu i shkëputet me 4 pikë, gjithçka bëhet më e vështirë për këtë skuadër për të qenë sa më lart në tabelën e renditjes. Me sa duket, tani te Vllaznia ka filluar që të ndihet edhe frika e kalimit në “play out”. Kjo ka bërë që drejtuesit të fillojnë dhe të mendojnë për të ndryshuar situatën, e cila tanimë po u duket më e pakuptimtë.

Administratori Suad Lici dhe stafi teknik janë mbledhur në kafe për të diskutuar për atë që nuk shkoi si duhet në këtë takim. Vetë administratori në fund të takimit nuk e ka fshehur mërzinë, jo vetëm për humbjen, por për më tepër për atë që skuadra nuk po prodhon lojë.

suad lici

“Nuk e di çfarë po ndodh. Që ka gjëra, të cilat nuk shkojnë, kjo nuk ka asnjë dyshim, por do të na duhet të gjejmë sa më shpejt që ta ndryshojmë këtë situatë”, u shpreh ai.

Nga ana tjetër, administratori ka theksuar edhe faktin se skuadrës nuk po i mungon asgjë, në asnjë drejtim.

“Ne kemi bërë punën tonë, çfarë është kërkuar kemi bërë. Gjithçka ka qenë siç është kërkuar. Këto të mërzisin më shumë kur sheh këto rezultate”, ka vënë theksin administratori kuqeblu, Suad Lici.

mirsad-jonuz


Tekniku i Vllaznisë, Mirsad Jonuz, tani duket se ka filluar që të lëkundet në mendimin e tij për sa i përket objektivit që ka me Vllazninë këtë sezon. Ai përherë ka qenë optimist se me ekipin e tij do të shihte për më lart në tabelën e klasifikimit. Pas humbjes minimale ndaj korçarëve, duket se ka lëkundur edhe mendimin e tij, për sa i përket objektivit që ka tani me këtë ekip.
I pyetur nëse Vllaznia tani është më pranë “play out”-it, ai është shprehur: “Pas kësaj humbjeje jemi në këtë zonë, por kemi edhe 12 takime ku ne duhet që të japim maksimumin. Nëse do të arrijmë që ta shpëtojmë Vllazninë edhe nëse kemi për të arritur që ekipi të jetë në gjysmëfinalen e Kupës, edhe për mua që jam trajner prej më shumë se 20 vitesh, ka për të qenë dëshira më e madhe që kam pasur deri tani në karrierën time. Ne do të bëjmë gjithçka që ta realizojmë objektivin”.

ADMIR URUÇI

Shpërndaje