Qeveria jep shpërblim 5 mijë lekë për pensionistët në muajin prill…

Shpërndaje

“Pensionistët do të marrin 5 mijë lekë më shumë muajin e ardhshëm”. Kështu ka deklaruar këtë të mërkurë (29 mars) kryeministri Edi Rama, i cili u shpreh se pensionistët janë pjesa më e vështirë pasi siç theksoi ai, pensionet lidhen me kontributet.

“Jemi sot në kushtet kur mund t’ju themi edhe pensionistëve se zotimin për të shpërndarë drejt tyre taksën e jashtëzakonshme që vumë mbi eksportuesit e mëdhenj të energjisë, do ta mbajmë sikundër e thashë dhe më parë. Por sot s’kemi vec zotimin e përgjithshëm, por edhe informimin konkret se për pensionistët do të ketë 5 mijë lekë të reja që do shkojnë në drejtim të tyre bashkë me pensionet që do të marrin herën e ardhshme”, tha Rama.

Shpërndaje