Të shtëna me armë zjarri raportohen të jenë dëgjuar mbrëmjen e kësaj të marte në Shkodër.
Burime paraprake bëjnë të ditur se persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një banese, që raportohet se është në pronësi të një efektivi policie.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur në afërsi të by pass-it, në lagjen Guerrile.
Të dhënat janë paraprake dhe pritet që më shumë detaje të kemi në vijim