Bashkë me presidentin e Austrisë Alexander Van der Bellen, ishim në shkollën austriake “Peter Mahringer” në Shkodër aty ku përgatiten brezat e ri për zhvillimet e fundit në teknologjinë e informacionit.
I përcolla falenderimet e mia presidentit Van der Bellen, për investimin dhe mbështetjen e vazhdueshme që jep shteti austriak ndaj kësaj shkolle, një ndër 8 të tilla që gjenden në të gjithë botën. Investimet austriake dhe bashkëpunimet në disa sektor të rëndësishëm janë një model i mirë që i kërkova presidentit t’i thellojmë edhe më shumë në të ardhmen, bazuar edhe në lidhjet e hershme mes Shkodrës dhe Austrisë. Rruga e nisur drejt integrimit në familjen evropiane ka qënë më e lehtë nga miqtë që Shqipëria ka patur, e ku një prej tyre është padiskutim Austria, shtet që luajti një rol kyç që me shpalljen e pavarësisë në 1912-ën dhe më vonë me mbrojtjen e Shqipërisë nga copëtimi.