VIDEO/ Operacioni “Dergesa”, policia e Shkodrës arreston dy përsona…

Shpërndaje

Shkodër/Vijojnë operacionet për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Dërgesa”.

Vihen në pranga 2 shtetas që shpërndanin lëndë narkotike në doza, në qytetin e Shkodrës.

Sekuestrohet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të kontrolleve për kapjen e personave që ushtrojnë veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, për një rast të kësaj veprimtarie kriminale, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Dërgesa”.

Në kuadër të këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit:

Brijan Vlladna, 22 vjeç dhe Briken Dibra, 20 vjeç, të dy banues në Shkodër.

https://youtu.be/XUDsmKuLP60

Gjatë operacionit, shërbimet e Patrullës së Përgjithshme kanë ndaluar për kontroll, në lagjen “Qemal Stafa”, këta 2 shtetas, të cilëve iu kanë gjetur sasi lënde të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Në vijim të operacionit, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit B. V., shërbimet e Policisë gjetën një tjetër sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shpërndanin doza të lëndës narkotike kanabis, në qytetin e Shkodrës.

Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarive kriminale të këtyre shtetasve, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të metejshme.

Shpërndaje