TERROR NË TIRANË/ Breshëri PLUMBASH drejt godinës së Top Channel, vritet roja (DETAJET E PARA)

Shpërndaje

Persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të ambienteve të televizionit Top Channel, duke vrarë rojen e sigurisë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 01:00 pas mesnate pranë ambienteve të televizionit në Manëz, ndërsa plumbat kanë qëlluar rojen e sigurisë, shtetasin Pal Koka, duke i shkaktuar vdekjen. 60-vjeçari ishte punonjës i shoqërisë “Octapus”.

Policia thotë se ka ngritur pika kontrolli në disa zona për të bërë të mundur identifikimin e autorëve, ndërsa për zbardhjen e ngjarjes është ngritur edhe një grup hetimor nën drejtimin e prokurorisë.

Sakaq, mësohet se një makinë është gjetur e djegur vetëm pak çaste pas ngjarjes në zonën e autostradës, dhe dyshohet se i përket autorëve.

Momenti kur të shtënat me armë dëgjohen nga banorët e spektaklit “Big Brother Vip”.

Shpërndaje