Dy deputetë të Shkodrës lënë mandatin ja kush pritet t’i zëvendësojë…

Shpërndaje

Janë pesë deputetë që lënë mandatin për të kandiduar për kryetarë bashkie në zgjedhjet e 14 majit. Luçiano Boçi, Belind Këlliçi dhe Zef Hila janë deputetët e PD që lënë parlamentin për t’u bërë drejtues vendorë. Ndërkohë nga PS janë dy deputetët Benet Beci dhe Besjan Ajazi. Ndërkohë për Elbasanin, mandatin e merr Qani Xhafa në vend të Boçit, në Tiranë vje Asllan Dogjani në vend të Këlliçit. dhe në Shkodër, Zef Hila zëvendësohet nga Lodovik Hasani.

Po në Shkodër nga PS, Ilir Beqja kthehet në parlament pasi ikën Benet Beci dhe në Gramsh pas lënies së mandatit nga Besjan Ajazi vjen Shkëlqim Bullari.

Shpërndaje