Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Laç-Mamurras.
Një person humbi jetën dhe një tjetër u plagos rëndë, pasi automjeti më te cilin udhëtonin doli nga rruga dhe u përmbys në një parcelë.
Aksidenti ndodhi rreth orës 5 e 50 minuta të mëngjesit të së dielës në aksin e vjetër rrugor Laç-Mamurras, pranë fshatit Gjorm të Kurbinit.
Nga aksidenti gjeti vdekjen Alban Miloti si dhe mbeti i plagosur Elvis Doçi.
Ky i fundit u dërgua me urgjencë për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në Tiranë, dhe është jashtë rrezikut për jetën
Kurbin / Informacion paraprak
Rreth orës 05:50, në aksin e vjetër rrugor Laç-Mamurras, ka dalë nga rruga mjeti tip “Volkswagen” me targë AA642IK.
Si pasojë, shtetasi A. M. ka ndërruar jetë ndërsa shtetasi E. D. ndodhet aktualisht në Spitalin e Traumës Tiranë nën kujdesin mjekësor.
Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.