Prezantohet Projekti transformues për “Mërkatën e Rusit”, Bashkia Shkodër gati ndërhyrjen…

Shpërndaje

Në kuadër të përmirësimit të metejshëm të kushteve të tregtimit në qytetin e Shkodrës, pas investimit të kryer në rrjetin nëntokësor, Bashkia Shkodër do të realizojë një tjetër ndërhyrje në merkatën e Rusit. Tashmë projekti i përfunduar dhe gati për t’u zbatuar, parashikon transformimin e plotë të këtij tregu, duke i dhënë zgjidhje problematikës së mbulesës dhe kushteve të tregtimit, duke rritur edhe më tej standartet.

E gjithë ndërhyrja e parashikuar, i jep fund situatës që krijohet në këtë treg sa herë ka reshje shiu, apo edhe në temperaturat e larta të verës, duke mundësuar që prodhimet të tregtohen sipas të gjitha parametrave të kërkuara. Njëkohësisht Bashkia Shkodër do të ndërhyjë në nyjet sanitare brenda tregut, si dhe do të garantojë zgjidhjen përfundimtare të problematikës së krijuar nga tregtimi në rrugë. Me thirrjen e hapur nga AZHBR, për projekt propozime nga bashkitë për rikualifikime të tregjeve lokale, bashkia Shkodër zhvilloi edhe një takim konsultues me tregtarët për të marrë nga ato nevojat dhe sugjerimet që kanë për një investim përfundimtar.

Shpërndaje