Pas vendimit të KAS, KQZ regjistron PD e Alibeajt në zgjedhjet e 14 majit…

Shpërndaje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka regjistruar Partinë Demokratike, me kryetar të komanduar, Enkelejd Alibeaj në zgjedhjet vendore të 14 majit.

Vendimi u mor këtë të shtunë nga komisioneri Ilirjan Celibashi gjatë mbledhjes së KQZ. Celibashi zbatoi vendimin e KAS për të regjistruar PD-në me Enkelejd Alibeajn si kryetar të komanduar.

“Për sa kohë KAS ka vendosur regjistrimin si subjekt zgjedhor, ngelet thjesht dhe vetëm aplikimi dhe zbatimi i këtij vendimi. Ndaj, vendosim regjistrimin të subjektit zgjedhor Partia Demokratike me nënkryetar Enkelejd Alibeaj nën cilësinë e kryetarit të komanduar të partisë për zgjedhjet e 14 Majit.”-u shpreh Celibashi.

Ndërkohë po gjatë mbledhjes së sotme, KQZ regjistroi koalicionin “Bashkë Fitojmë” me parti pjesëmarrëse PL, PDK dhe PBDNJ, duke përjashtuar Themelimin e Sali Berishës.

Shpërndaje