Kryeministri Edi Rama ka prezantuar mëngjesin e sotëm ndryshimet e bëra në Kodin Rrugor, ndryshime të cilat u votuan edhe ditën e djeshme edhe në Kuvendin e Shqipërisë.
Një nga ndryshimet më të rëndësishme të Kodit Rrugor, është ai për zgjatjen e vlefshmërisë së patentave deri në 15 vite. Gjithashtu, ndryshime do të ketë edhe në afatin e rinovimit të patentave.
Ky rojektligj mori 101 vota PRO, ku u miratuan ndryshime të rëndësishme që lidhen me shpejtësinë në autostradat e vendit, gjobat, parkimet, etj.
40 ndryshimet më të rëndësishme në Kodin Rrugor:
- Hiqet arresti me burg kur qarkullon me makinë pasi policia të ka pezulluar dhe marrë dokumentacionin. Parashikohet vetëm gjobë nga dhjetë mijë deri në dyzet mijë lekë si dhe heqje e patentës.
- Kolaudimi i makinave çdo 2 vite, ishte çdo vit
- Kolaudim pas 3 vitesh për makinat e reja
- Kolaudim çdo 1 vit për taksitë, autoshkolla, transport udhëtarësh;
- Futet masa masës këshilluese, pa gjobë, me pasqyrim në sistem.
- Kush përsëritet shkeljen pasi është këshilluar, gjobë në kufirin maksimal.
- Rikthim në autoshkollë nga e para të shoferëve që u anulohet patenta nga heqja e pikëve.
- Rritje e afatit për ndryshimin e pronësisë së mjetit deri në 30 ditë.
- Heqje e afateve të pritjes për humbje/vjedhje dokumente ose targës nga 15-30 ditë.
- Drejtuesi i mjetit merr targën ose dokumentet e reja menjëherë sapo të paraqesë vërtetimin denoncimit të humbjes apo vjedhjes së dokumenteve.
- Kushdo të qarkullon me mjet në rastet e humbjes, vjedhjes apo shkatërrimit të lejes së qarkullimit, gjobë nga pesë mijë deri në njëzet mijë lekë dhe ndalim të mjetit.
- Kalimi direkt nga kategoria B, pas tre viteve, te kategoria D1 (mosha minimale 21 vjeç) dhe më pas te kategoria D (mosha minimale 24 vjeç).
- Rritje e afatit të vlefshmërisë së kalimit të testit të teorisë nga 6 në 12 muaj.
- Afati vlefshmërie për patentat D1, D1E, D dhe DE nga 3 vjet që ishte bëhet 5 vjet për personat 65 vjeç e lart.
- Afat vlefshmërie për patentat D1, D1E, D dhe DE ishte për moshat 60 vjeç e lart, bëhet 65 vjeç e lart.
- Tejkalimi i kufijve minimalë dhe maksimalë të shpejtësisë me jo më shumë se 10 km/orë, gjobë nga një mijë deri në tre mijë lekë.
- Kush tejkalon kufijtë maksimalë të shpejtësisë me më shumë se 10 km/orë dhe jo më shumë se 30 km/orë, gjobë nga dy mijë deri në katër mijë lekë.
- Tejkalimi i shpejtësisë me më shumë se 30 km/orë por jo më shumë se 50 km/orë jashtë qendrave të banuara dhe më shumë se 20 km/orë, por jo më shumë se 40 km/orë në qendrat e banuara, gjobë nga pesë mijë deri në pesëmbëdhjetë mijë lekë. Pezullim i lejes së drejtimit nga një deri në tre muaj, si dhe e heqje e pikëve.
- Tejkalimi i shpejtësisë për më shumë se 50 km/orë jashtë qendrave të banuara dhe më shumë se 40 km/orë në qendrat e banuara, me gjobë nga dhjetë mijë lekë deri në njëzet mijë lekë, pezullim të patentës 3-6 muaj dhe heqje e pikëve.
- Kush përsërisin një nga shkeljet tejkalimit të shpejtësisë brenda dy viteve, do t’u pezullohet patenta nga 8 deri në 18 muaj.
- Kushdo parakalon në mënyrë të gabuar, gjobë nga pesë mijë deri në dhjetë mijë lekë, ishte 2-6 mijë lekë.
- Parakalimi në mënyrë të gabuar, kur shkakor aksident, përveç gjobës, hiqen pikën në lejen e drejtimit.
- Kush përsëritet shkeljen e parakalimit të gabuar brenda një viti, ndëshkohet me dyfishin e gjobës dhe me pezullim të lejes së drejtimit për një muaj.
- Drejtuesi i mjetit do ndëshkohet me gjobë nga një mijë deri në tre mijë lekë, nëse konstatohet se në mjetin që ai drejton ka pasagjerë që nuk kanë vendosur rripin e sigurimit.
- Shoferët që përdorin telefon, gjobë nga pesë mijë deri në pesëmbëdhjetë mijë lekë.
- Shoferët që përsërisin 3 herë brenda vitit shkeljen e përdorimit të telefonit, do t’u hiqet patenta 3 muaj si dhe pikët.
- Shoferët që kapen në gjendje të dehur, gjobë deri në 40 mijë lejë, heqje e patentës deri në dy vjet,heqje të të gjitha pikëve, procedim penal dhe kthim në atoshkollë.
- Kush konstatohet se ka parkuar tre herë në mënyrë të gabuar brenda vitit, sidomos në trotuar, do të hiqen pikë në patentë, përjashtohen mjetet autoveturë, gjatësia e të cilave nuk e kalon kuadratin e sinjalizuar për parkim.
- Punonjësit e policisë duhet të pajisur me certifikatën profesionale policore për drejtimin e mjeteve.
30 Kushdo që drejton mjetet e policisë pa lejedrejtimin përkatëse, por i papajisur me certifikatën profesionale policore, gjobë deri në dhjetë mijë lekë
- Kush shkakton aksident me vetëm dëme materiale, për shkak mosrespektimi i përparësisë, humbet pikët në patentë.
- Prodhimi dhe shpërndarja e materialeve didaktike për sigurinë rrugore dhe aftësimin e njohurive teorike e praktike, gjobë nga pesëdhjetë mijë lekë deri në njëqind mijë lekë.
- Personeli policor duhet të pajiset me një certifikatë profesionale policore, për drejtimin e mjeteve të shërbimit.
- Kush lëviz pa kaskë mbrojtëse me mjet me dy rrota, gjobë nga një mijë deri në tre mijë lekë, ishte pesëqind deri në një mijë e pesëqind lekë.
- Drejtuesit e motoçikletave duhet të mbajnë një jelek fosforeshent.
- Drejtuesit e motoçikletave pa jelek fosforeshent, me gjobë nga një mijë deri tre mijë lekë.
- Kush nuk respekton detyrimin për të ndaluar në rast aksidenti, kur nuk përbën vepër penale, gjobë dhjetë mijë deri në pesëmbëdhjetë mijë lekë, si dhe i hiqen pikët. Ishte gjobë, nga dy mijë deri në gjashtë mijë lekë dhe me pezullimin e lejedrejtimit nga 6 deri në 12 muaj.
- Kush nuk respekton detyrimin për të ndaluar në rast aksidenti, kur aksidenti ka sjellë pasoja, procedohet sipas ligjit penal.
- Lejohet qarkullimi i patinave elektrike në rrugë ku kalojnë makinat.
- Njoftimi i shkeljeve dhe i vendimeve, i dërgohen kundërvajtësve edhe me njoftim elektronik.