Vllaznia u mund në minutën e fundit nga Skënderbeu me një gol të Krasniqit 0-1. Në fund të ndeshjes për “Supersport”, trajneri Jonuz u shpreh i mërzitur me këtë humbje, por edhe me terrenin e stërvitjes së skuadrës.
“Është e vështirë të flasësh kur humbet një ndeshje në minutat e fundit. Në 20 minutat e fundit nuk kemi luajtur shumë mirë dhe kemi luajtur në mbrojtje. Kam pasur gjithmonë frike kundërsulmet dhe ashtu e pësuam golën.
Ishte një fatkqeësi që Ramadani u dëmtua dhe luajti Gurishta në atë pozicion. Nuk e di se çfarë do të ndodh në ndeshjen e radhës pasi unë kam ardhur këtu për të bërë diçka me këtë takim. Më vjen keq që lojtarët nuk e kuptojnë që duhet të luftojnë në fushë. Nuk kemi kushtet e duhur për stërvitje dhe pas ndeshjes me Luftëtarin kemi bërë stërvitje në fushë me ujë.
Jemi detyruar të stërvitemi në kushte të vështira dhe këto kushte nuk të japin mundësi të stërvitesh mirë. Vazhdojmë të luajmë edhe pa kombinime e gjithashtu kemi krijuar raste, por nuk kemi shënuar. Në mbrojtje humbasim përqendrimin dhe pësojmë gol. Lojtarët duhet ta kuptojnë që duhet të japim maksimumin në çdo stërvitje”.
Jeni dorëzuar me këtë skuadër? “Unë nuk jam dorëzuar ende, por unë do të takohem me administratorin Lici pasi unë jam problemi më i vogël i Vllaznisë”, u shpreh trajneri Jonuz.