Misioni Shqiptaro-Polak zbulon në Shkodër mbishkrimin Latin në shek -III pas Krishtit…

Shpërndaje

Një nga zbulimet më të rëndësishme të misionit Shqiptaro-Polak në Shkodër është ky mbishkrim latin që daton në shek-llI pas Krishtit zbuluar në sterën 2 (ndërtime mesjetare)në Kështjellën Rozafa.

Zbulimi ka të bëjë me një dedikim që lidhet me emrin zyrtar të qytetit colonia Scodranorum.

Për shkak të pamundësisë së aksesit për ta vizituar në sit këtë objekt që qëndron në pilastrën qëndrore të sterës, mbuluar gjatë gjithë kohës nga uji, u bë e mundur riprodhimi i një kopje të tij.

Falë bashkëpunimit të Misionit Shqiptaro-Polak dhe DRTK Shkodër, mbishkrimi u realizua mjeshtërisht nga specialisti @drtk_shkoder Petrit Bilali, ndërsa ekspozimi i kopjes për vizitorët do të qendrojë në pavionin e antikitetit në Muzeun e Kështjellës, shoqëruar dhe me informacionin përkatës për vizitorët.

Misioni Shqiptaro-Polak (2011-2017) hulumtoj në gjurmët e Shkodrës antike, duke nxjerrë në dritë zbulime dhe artefakte të rëndësishme mbi shtrirjen e qytetit, urbanizimin e tij, sistemin mbrojtës të qytetit në pjesën e ulët e tij.

Shpërndaje