Zagreb – Kroacia ka konfirmuar rastin e parë në vend të infeksionit me koronavirus të një pacienti që është shtruar në spitalin e Zagrebit. Lajmin e dha të martën Kryeministri Andrej Plenkovic.
“Pacienti është në klinikën e Zagrebit për sëmundjet infektive. Është një person në moshë të re dhe simptoma të buta. Është në izolim dhe gjendja e tij është e mirë për momentin”, tha Plenkovic në një konferencë për shtyp.