Aplikacioni WhatsApp prej disa orësh është jashtë shërbimit dhe përdoruesit po përballen me probleme dhe me pamundësi për të dërguar mesazhe. Në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe kompania Meta, e cila sqaron se ende vijon puna për rregullimin e problemeve.
“Ne jemi të vetëdijshëm se disa njerëz aktualisht kanë probleme me dërgimin e mesazheve dhe ne po punojmë për të rivendosur WhatsApp për të gjithë sa më shpejt të jetë e mundur”, thotë një zëdhënës i kësaj kompanie.
Fatkeqësisht, Meta nuk ka dhënë asnjë afat kohor për ndërprerjen dhe nuk është në gjendje të japë arsyen pse shërbimi më i popullarizuar i mesazheve në botë është jashtë sot.