Java e 23-të e Superligës, ja kur luhet Vllaznia – Luftëtari

Shpërndaje

Kategoria Superiore i ka dhënë fund dje javës së 22-të, me ndeshjet që kanë prodhuar rezultate interesante për klasifikimin. Fundjava që vjen do të dhurojë sfida kreu, aty ku shumë pikëpyetje do të marrin përgjigje.

Java e 23-të do të nisë me ndeshjen Kukësi – Tirana që do të zhvillohet të premten më 21 shkurt ora 18:00. Ende nuk është bërë zyrtar stadiumi, por gjasat janë që “Air Albania” të mirëpresë duelin e kryesuesve.

Katër ndeshjet e mbetura do të zhvillohen të shtunën në 22 shkurt, në dy orare të ndryshme. Në orën 14:00, Vllaznia do të presë në Shkodër Luftëtarin, ndërsa Laçi udhëton drejt Vlorës në përballjen me Flamurtarin. Në 17:00 Partizani do të presë në kryeqytet Bylisin, në një ndeshje të luftuar.

Po në këtë orë, në Korçë do të zhvillohet dueli mes Skënderbeut dhe Teutës, që vitet e fundit ka dhuruar emocione.

Shpërndaje