Plori: Humbja ndaj Tiranës, Vllaznia e presionuar

Shpërndaje

Trajneri i Besëlidhjes Elvis Plori deklaroi se Vllaznia ndihej shumë e presionuar gjatë ndeshjes me Tiranën.

I ftuar në emisionin Ora Sport në RTV Ora ai tha duke luajtur me pak tifoz dhe në momentin që mbushet plot, çdo skuadër ndjen një presion e cila ndikon dhe në lojë.

Elvis Plori: Kishte një dominim në pjesën e parë nga Tirana me mbajtjen e topit. Ndërkohë që në pjesën e dytë Vllaznia u tregua shumë agresive. Në këto ndeshje ne nuk duhet të qortojmë vetëm sportistët por është dhe ndonjëherë momenti. Vetëm një sportist e kupton momenti kur luan në një stadium me pak tifoza dhe më pas vjen një ditë dhe mbushet stadiumi dhe ke një presion sipër. Kjo bën ndryshimin, pavarësisht minutave që ka, janë pak minuta me aq shumë publik.

Shpërndaje