Gratë dhe vajzat janë pjesë e pandashme e imja ndaj çdo ditë gjej mbështetjen e tyre, të pakushtëzuar gjatë vizitave në subjekte të ndryshme.
Fasoneritë janë shtyllë mbajtëse e ekonomisë së Shkodrës por kryesoret janë gratë dhe vajzat e tyre që janë shtylla mbajtëse të njësisë më të vogël e njeherazi më të rëndësishme të shoqërisë: familjes!
Më shumë duhet të bëjmë për të lehtësuar jetën e tyre: kopshte dhe çerdhe të mira e të sigurta, pastërti në lagjen ku banojnë, dhe transport publik efektiv, dhe lehtësime fiskale për të gjitha ato gra që janë në kushte të veshtira familjare.