Spahia takime në Sarreq dhe Gjuhadol: Ndihma e shtetit në kushtet e vështira të pandemisë, ka qenë thuajse inekzistente…

Shpërndaje

Ditë pas dite po afrohemi të gjithë bashkë, drejt Fitores së 6 marsit 2022 ✌🏻. Takimet me qytetarët sot në Sarreq dhe në Gjuhadol, dy nga zonat më të vjetra të Shkodrës tonë, u shoqëruan me biseda të hapura, ide e projekte që do t’i realizojmë bashkarisht. 🤝

Iniciativa private, guximi por edhe tradita e trashëguar në shumë familje shkodrane, kanë gjallëruar zonën me aktivitete të shumta tregtare. Problemet janë të njëjta, si në të gjitha bizneset e tjera të Shkodrës: Ndihma e shtetit në kushtet e vështira të pandemisë, ka qenë thuajse inekzistente.❌

Xhirot ditore janë zvogëluar, janë më pak klientë e në disa minimarkete, vazhdojnë të shfaqen lista të njerëzve që nuk kanë mundësi të blejnë me lekë në dorë. Të gjithë pa përjashtim, janë të vendosur, janë të bindur, përgjigja ndaj këtij shteti përjashtues ndaj Shkodrës, do të jepet me votën masive kundër metastazave të grimuara të keqqeverisjes, që tentojnë bashkinë tonë. ✌🏻

#voto2 #votoshtëpiaelirisë #BardhSpahia💙

Për Shkodrën, të gjithë bashkë! ✌🏻#Shpresë#Ndryshim#Fitore

Shpërndaje